Mendimi për motin: Temperatura deri në 38-39°C, në javën e dytë të korrikut
Javën e parë të korrikut nuk po parashihet ndonjë ndryshim në situatën sinoptike, paralajmëron Mendimi për Motin.
Do të vazhdojë të mbretëroj mot i nxehtë dhe i thatë. Do të dominojnë kushte kryesisht me kthjellime e diell.
Të hënën dhe të martën kalojnë kohëpaskohe vransira, por pa mundësi për të reshura.
Temperaturat shënojnë rritje graduale, fillimisht në 31C e 33C, e nga dita e enjtë në 35C e 36C, që duke shkuar ditëve të fundjavës, lokalisht mund të shënojnë rritje deri në 38C e 39C.
Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa në disa pjesë mund të mos zbresin nën 20C, duke regjistruar edhe netë tropike.
Erërat frynë kryesisht nga krahu verior, të lehta dhe mesatare 4-12m/s.
Për momentin kushte për destabilizim të motit paraqiten tek gjatë javës së dytë të korrikut, me mundësi për zhvillime të rrebesheve në pjesë të vendit.
Javën e dytë erërat ndryshojnë drejtimin nga jugperëndimi.

