“Mendoj që kur kanë shpresa njerëzit më shumë shpenzojnë”
Ka një javë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dalë të blejë bukë, perime apo edhe gjëra të tjera në Kosovë, dhe për të parë çmimet e fundit të këtyre produkteve – pasi është duke qëndruar Symi të Greqisë.
Po, nga qëndrimi në ishull, i pari i ekzekutivit duket të jetë motivuar për një fjali interesante.
“Mendoj që kur kanë shpresa njerëzit më shumë shpenzojnë sesa kursejnë…”, ka thënë Kurti nga Symi, duke aluduar se nuk ka rritje të çmimeve, por ka rritje të besimit të qytetarëve ndaj qeverisjes së tij, dhe kjo është arsyeja kryesore pse ata shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndoshta kryeministri nuk ka faj, se kur njeriu gjendet në një vend – sikur ai për momentin – edhe mendimet janë krejt të kundërta me realitetin.
Për një pjesë të madhe të kosovarëve REALITETI i çdoditshëm është ky: rritet çmimi i bukës, rriteti çmimi i vajit, rritet çmimi i spinaqit, rritet çmimi i rrymës, naftës, për të mos vazhduar tek gjërat tjera që janë pak më luksoze/insajderi/

