Mëngjes i trishtë, një kukull pret vajzën e vogël në plazhin e braktisur

Gazetarja Esmeralda Keta, e cila ka qenë shumë pranë vendit të ngjarjes, ka rrëfyer detaje rrëqethëse të tragjedisë ku dje humbi jetën vogëlushja 7-vjeçare.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka treguar se vajza ishte në atë gjendje që askush nuk merrte guximin të hynte në det e të mblidhte trupin saj.

Ndërkohë sot, një ditë më pas, gazetarja, tregon vendin ku ndodhi tragjedia. Pranë vendit ku u nxor trupi i pajetë i vajzëz është vendosur një kukull.

Postimi:

Mëngjes i trishtë sot në Potam…

Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë

Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll.