Mëngjesi i ftohtë e me ngrica, gjatë ditës me diell
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë sidomos në viset kodrinore-malore, ndërsa dita me rritje të temperaturave.
Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi.
Ditëve të ardhshme na pret mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore, ndërkohë që vranësira fillojnë të shpeshtohen.
Me shtimin e vranësirave do të fillojnë reshje lokale të shiut, fillimisht (të martën) në Shqipëri, pastaj )të mërkurën) në mesjavë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta deri në mesjavë kur priten reshje të dendura shiu dhe pastaj reshje bore. /MeteoBallkan

