Mëngjesi me acar, gjatë ditës mot më i butë

Ditën e premte mëngjesi sërish fillon me ngrica të forta. Minimalet zbresin deri në -15C e -10C, e zonave malore edhe më thellë nën -15C.

Maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 2C e 6C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

Vransira kalojnë më shpesh përgjatë fundjave në vend, e ditën e diel nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta dëbore në pjesë të vendit.

Temperaturat minimale ende të ulëta zbresin deri në -10C e -12C, derisa ato maksimale shënojnë rritje deri në 5C e 7C.

Vransirat mbesin më dominante edhe përgjatë ditëve të para të javës vijuese, përderisa temperaturat shënojnë rritje deri në 10C e 12C.

Nga fundjava dhe erërat ndryshojnë drejtimin kah jugore e jugperëndimore, e frynë të lehta dhe mesatare 2-8m/s, njofton Mendimi për Motin