Mëngjesi me diell, pasdite priten vranësira
Intervale me diell dhe vranësira në fundjavën e parë të shkurtit.
Pas mjegullës që pritet të formohet orëve të mëngjesit të ditës së shtunë nëpër ultësira, ditën do të ketë intervale me diell, ndërkohë që vranësirat vijnë duke u shtuar orëve të pasdites, kryesisht të shtresave të larta.
Nuk priten kushte për të reshura.
Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 11C e 13C.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-6m/s.
Vranësirat vetëm se vijnë duke u shtuar të dielën, që deri në mbrëmje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.
Temperaturat ende të larta deri në 10C e 12C.
Riga shiu mund të vazhdojnë kohë pas kohe ditën e hënë, e temperaturat pësojnë rënie në 4C e 6C.
Nga dita e martë parashihet mot i thatë por i ftohtë, me minimale që zbresin deri në -2C e -4C, e maksimalet ditën, nën kushte me diell shkojnë deri në 3C e 5C.

