Mëngjesin e sotëm nuk ka pritje në pikekalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare, shkruan albinfo.ch.
Sipas përditësimit të fundit, situata paraqitet e qetë në të gjitha pikat.
Me rritjen e ardhjeve të mërgimtarëve, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen paraprakisht për gjendjen në kufi, për të shmangur pritjet e gjata gjatë ditëve në vijim.


