Merck do të kërkojë dritën jeshile për përgjysmimin e shtrimeve në spital

Laboratori amerikan Merck planifikon të aplikojë së shpejti në Shtetet e Bashkuara për autorizimin e tregtimit të një pilule e cila, sipas një studimi klinik, përgjysmon rreziqet e shtrimit në spital dhe vdekjen e pacientëve me Covid-19.

Nëse miratohet, ky ilaç i quajtur molnupiravir do të përfaqësonte një përparim të madh në luftën kundër pandemisë duke e bërë mjaft të lehtë reduktimin e formave të rënda të sëmundjes.

Merck tha të premten se donte të shtyrtonte këtë kërkesë me agjencinë amerikane të barnave, FDA, “sa më shpejt të ishte e mundur”, pa dhënë detaje të tjera.