Merdari – pikë e mërzitshme për mërgimtarët
Për mërgimtarët tanë që po kthehen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë, Merdari është bërë një pikë e mërzitshme, sepse duhet të presin mbi tri orë për të dalë nga Kosova.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet janë mbi dy orë.
Në Muçibabë dhe Jarinje pritjet në dalje shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa pak më pak pritet në pikë kalimin kufitar Mutivodë.
Në të gjitha pikë kalimet tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

