Mërgatë, politika po ju trajton si mjet, jo si partnerë
Selatin Mehmeti
Pas një postimi që u shoqërua me debate të shumta për diasporën, reagimet ishin të pritshme: sharje nga njëra anë, lavdërime nga tjetra.
Asnjëra nuk ka rëndësi. Rëndësi ka një e vërtetë që po shmanget me vetëdije.
Diasporë, mërgatë, qytetarë që jetoni dhe punoni përkohësisht në Perëndim: a e besoni vërtet se politika kosovare mërzitet për ju?
Unë po e them qartë: jo! Politikanët në Kosovë nuk mërziten për ju, ata ju përdorin.
Ju duan vetëm:
- kur u nevojiten votat
- kur u nevojiten remitancat
- kur u nevojitet prania juaj për fotografi patriotike.
Përndryshe, nuk ekzistoni.
Nëse politikanët do të mërziteshin realisht për ju, sot diaspora do të kishte:
- përfaqësim të drejtpërdrejtë në Kuvend
- zë politik të pavarur
- mekanizma kushtetues për mbrojtjen e interesave të saj.
Por nuk ka asgjë nga këto.
Dhe kjo nuk është rastësi, është vendim politik.
Pse nuk po i sfidoni?
Pse nuk po kërkoni 4–5 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës vetëm për diasporën, që të votoni përfaqësuesit tuaj e jo kandidatët e përzgjedhur nga selitë partiake në Prishtinë?
Përgjigjja është e thjeshtë dhe e hidhur: sepse kjo ua prish hesapet politikanëve kosovarë.
Një diasporë me përfaqësim të vetin:
- nuk kontrollohet
- nuk shfrytëzohet
- nuk mobilizohet sipas nevojës ditore partiake.
Prandaj ju mbajnë vetëm si masë votuese, jo si faktor politik.
Deri sa diaspora të pranojë këtë rol dhe të heshttë, politika do të vazhdojë ta trajtojë si mjet, jo si partner.
Kjo nuk është mungesë e së drejtës —
është mohim i qëllimshëm i përfaqësimit.
…….
Mund të vazhdoni me fyrje e sharje, fillova me u mësue…

