Mërgimtarë, kujdes shpejtësinë në autostradat e Serbisë, gjobat shkojnë deri në 1000 euro
Do të ketë matje të kohës që kalohet në një segment mes dy punkteve ku bëhet pagesa rrugore.
Dënimi për tejkalim të shpejtësisë bëhet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.
Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130km/h dhe dënimet janë të ashpra.
Shkojnë nga 25 euro deri mbi 1000 euro ose 15-60 ditë burg, shkruajnë mediat serbe.
Këto janë rregullat të cilat duhet t’u përmbahen mërgimtarët.
Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,
Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,
Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,
Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.
130 km/h është shpejtësia maksimale e lejuar në autostradat në Serbi.
120 km/h është shpejtësia maksimale e lejueshme në autostradat në Serbi me anë të shenjave.
Dënohen 3,000 dinarë (25 euro) për shpejtësi nga 120 në 140 km/h
Dënohen prej 10,000 dinarë (85 euro) për shpejtësi nga 151 në 160 km/h
100,000 dinarë (845), 15 deri në 60 ditë burgim, 15 pika ndëshkuese dhe nëntë deri 12 muaj pa licencë është dënimi për tejkalimin nga 201 deri 220 km/h. (foto ilustrim)

