Mërgimtarët – cak i hajnave, thyhen tri shtëpi në Gjilan
Një person në Gjilan ka raportuar në polici se dikush ka hyrë në shtëpitë e tre vëllezërve të tij, të cilët jetojnë jashtë vendit dhe ka vjedhur një armë dhe një televizor.
Rasti po hetohet.
“VJEDHJE E RËNDË-Gjilan / NN. Më 09.04.2025 Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në tri shtëpitë e vëllezërve të tij që jetojnë jashtë vendit dhe nga aty kanë vjedhur një armë të shkurtër, gjysmë automatike, me 45 fishekë, me leje të skaduar dhe një televizor. Rasti në hetime nga njësi relevante policore.”
