Mërgimtarët duhet të kenë test negativ ose të vetë-izolohen për 7 ditë
Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masa të reja për mbrojtje nga koronavirusi, të cilat do të fillojnë të zbatohen nga nesër (e premte) në ora 18:00 në tërë territorin e Kosovës. Kufizimet janë kategorizuar sipas komunave, varësisht nga numri i të infektuarve.
Sipas këtij vendimi të qeverisë, mërgimtarët që duan të vijnë në Kosovë, duhet të kenë testin RT-PCR më të ri se 72 orë, ose do të vetë-izolohen për 7 ditë.
‘Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS, mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër, gjatë hyrjes në RKS, duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS, ose të vetë-izolohen për 7 ditë në mungesë të testit RT-PCR’.
Këto masa hyjnë në fuqi më 13 nëntor dhe do të vlerësoehn pas dy javësh. /Mediafokus.info

