Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për pushimet pranverore

Pas lehtësimit të masave anti-Covid, pothuajse në të gjitha shtetet e botës, shumë bashkatdhetarë kanë marrë rrugë për në vendlindje.

Këtë fundjavë është parë fluks i madh i mërgimtarëve që kanë ardhur për të kaluar pushimet pranverore në Kosovë, përcjellë albinfo.ch.

Përveç ardhjeve përmes Aeroportit të Prishtinës, shumë të tjerë kanë zgjedhur të vijnë me makina ose me autobus.

Bëhet e ditur se mbrëmë janë parë kolona të gjata me autobusë në kufirin Hungari-Serbi, që besohet se shumica janë me mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra e Austria.

Shumë agjenci kosovare kanë konfirumar arritje të qindra mërgimtarëve drejt Kosovës. Ata nuk durojnë dot pa ardhur në vendlindje kur kanë ndonjë ditë pushimi. (foto arkiv)