Mërgimtarët marrin rrugën e kthimit në shtetet ku punojnë

Bashkatdhetarët që kishin zgjedhur t’i kalonin në Kosovë festat e fundvitit, tani po kthehen në shtetet ku punojnë e jetojnë.

Derisa në ardhje, fluksi në pikat kufitare ishte më i madh, tani në kthim gjendja duket më e mirë.

Mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.

E vetmja pikë kufitare ku ka kolonë është në Merdar, pritjet shkojnë deri në 30 minuta, derisa në pikat tjera, pritjet janë normale, aq sa ka nevojë për çështje procedurale.