Tashmë është koha kur mërgimtarët kanë filluar të vijnë për pushime në Kosovë. Në pikat kufitare, nuk ka pritje të gjata ende. Edhe sot gjendja është e qetë
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk ka kolona as në hyrjet e as në daljet e të gjitha pikave kufitare, përveç në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, ku kolona shkon në 200 metra.
Në pikat tjera pritjet janë 3-5 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë është 60 minuta.