Mërgimtarët ndalohen në kufirin hungarez shkaku i turshive

Mërgimtarët nga Kosova e kanë bërë praktikë tashmë që kur kthehen nga pushimet në vendlindje, me vete të marrin zarzavate për turshi, sidomos speca djegës.

Por kësaj here, ata kanë hasur në refuzimin e autoriteteve kufitare hungareze për t’i lejuar të shkojnë tutje, në shtetet ku ata punojnë e jetojnë.

Informacionet e fundit tregojnë se autoritetet kufitare hungareze nuk po i lejojnë mërgimtarëve që të marrin produkte vjeshtore nga Kosova.

Kamenica press ka publikuar një fotografi, të cilën e ka dërguar një mërgimtar nga kufiri Serbi-Hungari, ku ata janë ndaluar shkaku i specave dhe perimeve tjera që kanë marrë me vete.