Mërgimtarët nisin e kthehen, deri në një orë presin në Merdare

Mërgimtarët kosovarë, të cilët erdhën në familjet e tyre për festën e Bajramit, kanë filluar të kthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Kolona të gjata janë krijuar në Merdare, ku pritjet shkojnë mbi një orë, për të dalë nga Kosova

Sipas raportimeve të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Merdar duhet të pritet deri në një orë për të dalë nga Kosova.

Kolona e automjeteve arrin deri në 300 metra largësi.

Fluks i madh i mërgimtarëve u shënua edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku për 13 ditë të majit në Kosovë mbërritën 22 mijë e 500 udhëtarë.