Mërgimtarët po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se mërgimtarët po presin mbi pesë orë për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Pritje ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 100 minuta, në Mutivodë deri në 15 minuta, në Muçibabë deri në 40 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.