Të fundit Mërgimtarët po presin mbi 3 orë në kufi për të dalë nga Kosova 07/01/2022 - 09:4707/01/2022 mediafokus Edhe sot, mërgimtarët po përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare, rrugës për kthim në shtetet ku jetojnë e punojnë. Në Merdare kolona ka arritur në 2.5 km dhe pritjet po zgjasin deri në 3 orë e 20 minuta. Pritje të gjata ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë. Kolona është 1 mijë metra e pritjet deri në 150 minuta. Në Jarinjë pritjet janë 30 minuta, derisa në pikat e tjera kufitare nga 3-5 minuta. NDAJENI KËTË ME TË TJERËT: Ndajeni me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook Ndajeni me të tjerë në WhatsApp-i (Hapet në një dritare të re) WhatsApp