Mërgimtarët presin deri në 2 orë te ‘Dheu i Bardhë’
Vendkalimi kufitar ‘Dheu i Bardhë’ vazhdon të jetë më i ngarkuari sa i përket kolonave të automjeteve me mërgimtarë, të cilët po vijnë për pushime në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 08:04 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bashkatdhetarët te Dheu i Bardhë po presin deri në 2 orë.

