Mërgimtarët presin nga dy orë e më tepër për të hyrë në Kosovë
Kjo është koha kur mërgimtarët vijnë në Kosovë për pushime dhe si pasojë krijohen kolona në pikëkalimet kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mëngjesin e sotëm, ku shihet se kolona më e madhe është të Dheu i Bardhë, ndërsa pritjet shkojnë deri në 150 minuta.
Një pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo e Merdares, ku pritjet po zgjasin deri në 120 minuta.

