Mërgimtarët vijnë për ta pritur Bajramin me familjet e tyre në Kosovë

Shumë rezervime udhëtimesh me aeroplanë për Kosovë janë bërë këto ditë nga mërgimtarët tanë. Ata vijnë në familjet e tyre për Bajramin e Madh.

Zvicra e ka hequr Kosovën nga lista e karantinës dhe kjo ka lehtësuar vizitat e diasporës në vendlindje.

Shumë rezervime për fluturime janë bërë në 72 orët e fundit nga Zvicra në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Ardhja masive ka nisur nga vikendi që lamë pas, e deri në mesin e kësaj jave, kur pritet të ketë fluks edhe më të madh të ardhjes së diasporës shqiptare nga Zvicra, por edhe më gjerë.

As çmimet e larta të fluturimeve në këtë kohë, nga 250-350 euro, për biletë njëdrejtimëshe, nuk ishin pengesë për rezervime.

Qindra-mijëra rezervime thuhet se janë bërë nga agjencitë e fluturimeve për festën e Fiter Bajramin.