Mërgimtari e godet me veturë policin në Gjilan dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një mërgimtar në Gjilan e ka goditur me veturë policin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Polici ka pësuar lëndime dhe është detyruar të marrë trajtim mjekësor.

Rasti është cilësuar ‘sulm ndaj personit zyrtar’.

Rr. Abdulla Tahiri, Gjilan / 10.08.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer – hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyqë me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës – të dyshuarit ende të panjohur iu ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor, me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e goditjes, zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.