Mërgimtari ishte nisur për Kosovë, humb jetën në aksident në Kroaci
Një i ri nga Kosova ka humbur jetën në një aksident në Kroaci, derisa po kthehej për në vendlindje.
R.S nga fshati Jasiq në komunën e Junikut, ishte nisur për Kosovë teksa detaje të tjera lidhur me aksidentin nuk janë bërë të ditura.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se gjatë rrugës për në vendlindje, në një aksident tragjik në Kroaci, ka ndërruar jetë bashkatdhetari ynë. Detaje për ceremoninë e varrimit, do të bëhen të ditura ndërkohë”, thuhet në njoftim.

