Mërgimtari vjen nga Gjermania që të punojë tokën në Kosovë

Mërgimtari Bajram po e kalon pushimin në vendlindje, në Abri të Epërme të Drenasit, ku ka ardhur nga Gjermania që ta punojë tokën.

“Këto krizat globale që po bëhen, e sidomos lufta e Ukrainës më ka shti më së shumti se importi i drithërave është 40 për qind prej Ukraine. Kjo më ka nxit me ardh me punu e mos ta lë djerrinë. Kjo nuk don shumë punë”, shprehet ai për RTK-në.

Ai tregon se e ka punuar tërë tokën që e ka në vendlindje dhe pret që në vjeshtë të mbjellë grurë.

Nga ana tjetër u bën thirrje fshatarëve të tij që të mos lënë tokat pa punuar.

VIDEO:

https://fb.watch/ck6tNGQ4GT/