Mërgimtari vjen t’i kalojë pushimet me nënën, por e gjen të vdekur atë

Një mërgimtar kosovar erdhi në vendlindje që t’i kalonte pushimet te nëna, por e gjeti atë të vdekur në shtëpi. 

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të Prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Pejë 21.07.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur viktimën femër kosovare në shtëpi pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, poashtu lidhur me rastin kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është  dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.