Mërgimtari zhduket në Kosovë

Një person nga Drenasi i cili jeton jashtë vendit është larguar nga shtëpia sa ishte në Kosovë dhe nuk dihet se ku ndodhet.

Vëllai i tij ka raportuar se ai është larguar nga shtëpia më 28 gusht.

Njoftomi i policisë:

“Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.