Mërgimtarja vjen në Kosovë për ta bërë dasmën, i merr me vete edhe shoqet zvicerane

Një mërgimtare nga Peja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka organizuar dasmën e saj në vendlindje.

Këtë ngjarje të veçantë e ka ndarë me shoqet e saj zvicerane, të cilat erdhën posaçërisht për të qenë pjesë e festës, transmeton albinfo.ch.

Mysafiret nga Zvicra përjetuan nga afër një dasmë tradicionale shqiptare, të pasur me valle, muzikë popullore dhe mikpritje të ngrohtë.

Ato kanë ardhur për ta vizituar Kosovën njëkohësisht për t’u përshtatur me kulturën shqiptare në mënyrë të natyrshme dhe plot respekt.

Ky gjest i veçantë ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, si shembull i bukur i ndërthurjes së kulturave përmes miqësisë dhe dashurisë.

Për më shumë, video 👇

https://www.facebook.com/share/v/1a4CsyLqWm/?mibextid=wwXIfr