Merkel shqetësohet nga dinamika e infeksionit të variantit Delta
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur e shqetësuar lidhur me dinamikën ‘eksponenciale’ të infeksioneve të reja me Covid.
Ajo veçmas ishte e shqetësuar me dinamikën e përparimit të variantit Delta, duke kërkuar që popullata të vaksinohet.
“Ne kemi një rritje eksponenciale në numrin e rasteve të reja të koronavirusit dhe unë e shoh këtë dinamike shqetësuese”, tha Kancelarja në një konferencë shtypi në Berlin.
“Çdo vaksinim vlen. Çdo vaksinim është një hap, një hap i vogël, drejt kthimit në normalitet për të gjithë”, shtoi ajo. /MLH

