Merovci: Nuk ka njeri që i vjen ma shumë era Ibrahim Rugovë prej aspektit funksional sesa Lutfi Hazirit
Ish-shefi i protokolit të presidentit Ibrahim Rugova, Andan Merovci, e ka vlerësuar në piedestal nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë promovimit të një kënge për presidentin historik.
Merovci ka thënë se nuk ka njeri që i vjen më shumë era Ibrahim Rugovë prej aspektit funksional sesa Lutfi Hazirit, transmeton Mediafokus.info.
“Lutfi Hazirin unë e quaj pasardhës funksional. E kam thënë edhe në Gjilan, po ia them edhe në Prishtinë: nuk ka njeri që i vjen ma shumë era Ibrahim Rugovë prej aspektit funksional sesa Lutfi Hazirit”, ka thënë Merovci.
Ndiqeni videon e postuar nga sekretari administrativ i LDK-së, Bardhy Kadriu:

