Merr fund enigma: Gjendet trupi i pajetë i udhëtarit të 45-të
Edhe një trup tjetër i pajetë është gjetur gjatë kontrollit shtesë të autobusit me qytetarë të Maqedonisë së Veriut, i cili u aksidentua në Bullgari.
Lajmin e ka konfirmuar për televizionin bullgar BNR zëvendëskryeprokurori dhe shef i Shërbimit Hetimor Kombëtar të Bullgaisë, Borislav Sarafov.
“Në orën 21.15 të mbrëmjes tragjike, nëpërmjet “Kapitan Andreevo” kanë hyrë 52 pasagjerë, prej tyre 45 i kemi gjetur në autobus, 7 janë në “Pirogov”, fatkeqësisht asnjë më tepër nuk ka shpëtuar”, deklaroi Sarafov.
Ai po ashtu tha se hetuesi dhe prokurori i dërguar në Shkup do të qëndrojnë atje më së voni deri të dielën.
Ata duhet të sjellin dokumentacionin në lidhje me autobusin e aksidentuar dhe analizat e ADN-së familjarëve të të vdekurve. Menjëherë pas kësaj do të fillojë identifikimi i viktimave të ngjarjes.
Zëdhënësja e prokurorit kryesor bullgar, Sijka Mileva, deklaroi të enjten se tetë persona i kanë mbijuetuar tragjedisë dhe jo shtatë, siç ishin informatat e para. Këtë e ka thënë një dëshmitar, i cili i ka mbijetuar aksidentit tragjik.

