Merr fund pas 10 orësh pengmarrja në Teksas, autori mbetet i vdekur
Katër personat e marrë peng në një sinagogë në Teksas janë liruar të padëmtuar ndërsa autori i pengmarrjes është deklaruar i vdekur pas më shumë se 10 orë pasi hyri në objektin e kultit.
Personi i armatosur fillimisht mori katër persona peng, përfshirë drejtuesin e sinagogës. Një prej personave të marrë peng u lirua 6 orë më vonë.
FBI mori pjesë në operacionin për lirimin e tre pengjeve të tjera. Mediat lokale raportojnë se janë dëgjuar zhurma të shpërthimit me eksploziv si dhe të shtëna para se guvernatori Greg Abbott të deklaronte fundin e operacionit.
FBI thotë se ende nuk ka konfirmuar identitetin e personit të armatosur. Gjithashtu e paqartë mbetet deri tani dhe shkaku i vdekjes së tij.
Peng marrja nisi në orën 10:41 të së shtunës dhe sipas hetuesve, pengmarrësi kërkoi që të fliste me një grua që po mbahej në burg ndërsa lutjet në sinagogë po transmetoheshin live.
Ai madje kërkoi lirimin e Aafia Siddiqui, një neuroshkenctare nga Pakistani që po mbahet e burgosur për lidhje me Al Kaedan pasi është përpjekur që të vrasë një oficer amerikan në Afganistan.
Autori dëgjohet duke folur për besimin dhe motrën e tij ndërsa vazhdimisht përsëriste se nuk donte që askush të dëmtohej.

