Merreshin me prostitucion, në Gjilan arrestohen dy persona

Dy persona, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin se merreshin me prostitucion, raporton Mediafokus.info.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Livoq, Gjilan 14.05.2021 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull  kosovar dhe një femër  kosovare, nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarve të t’ju shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje dhe të njëjtit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Mediafokus.info/