Merret në pyetje nëna e dy djemve të vrarë nga babai shqiptar në Gjermani

Nënë e dy djemve të vrarë nga babai i tyre shqiptar në Gjermani, është marrë në pyetje nga prokurorët.

Në ngjarjen tragjike që ndodhi në Glinde, pranë Hamburgut, burri vrau dy djemtë e tij, plagosi gruan dhe më pas vrau veten.

Marrja në pyetje ishte vetëm e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha të martën një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck, raporton Rtl, transmeton Klankosova.tv.

Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë vetëm djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë në orët e vona të mbrëmjes. Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos përkohësisht në koma artificiale.

Në total, burri kishte shtypur këmbëzën të paktën tetë herë, siç tregojnë provat e hetimit mjeko-ligjor. Rendi i të shtënave është ende nën hetim. Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte patentë armësh. Motivi është ende i paqartë.