Merret vesh kush ishte shoferi i veturës që goditi për vdekje 5-vjeçarin
Një fëmijë i moshës 5-vjeçare, me inicialet M.G., është goditur për vdekje nga një veturë në Lubizhdë të Hasit.
Personi që po voziste veturën, e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet është një 17-vjeçar.
Lajmin për moshën e shoferit të veturës e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Shkaqet që çuan deri te aksidenti me fatalitet nuk dihen akoma, ndërsa 17-vjeçari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

