Mes lotëve e dhimbjeve iu dha lamtumira e fundit Fjoralba Kallabës
Mes lotëve dhe dhimbjeve i është dhënë sopt lamtumira e fundit kosovares nga Kamenica, Fjoralba Kallaba (1993-2021) e cila vdiq në Cyrih të Zvicës, pasi u aksidentua në rrugë si këmbësore, shkruan Mediafokus.info.
Vdekja e saj ka prekur thellë familjen dhe miqtë e familjes, të cilët morën qindra mesazhe ngushëllimi, nga e shtuna e 4 dhjetorit, kur Fjoralba Kallaba u aksidentua nga një makinë, në Walissellenstrasse 362 të Schwamendingenit.
Ishin mesazhe ngushëllimi e bashkëdhembjeje për fatin tragjik të Fjoralbës, ndaj nënë Nerxhivanes e babë Bajrushit si dhe ndaj vëllezërve Migjenit, Luigjit e Flamurit.
Shumë mesazhe ka marrë edhe familjari i saj Xhevdet Kallaba.
‘Nga e diela e deri sot vërshuan me qindra shokë e miq në shtëpinë e Bajrushit në Glatbrugg të Cyrihut për t’i dhënë përkrahje morale në tejkalimin e dhembjes, derisa të përfundonin procedurat administrative të forenzikës së komunikacionit.
Dhe, sot (8 dhjetor 2021), duke filluar nga ora 10 e paradites, në varrezat e Witikonit të Cyrihut, qindra bashkatdhetarë, shokë, miq e farefis të familjeve Kallaba e Selishta i dhanë lamtumirën e fundit Fjoralbës e cila humbi jetën derisa po shkonte rrugës së vet.
Moti me shi e borë sikur shpërfaqte dhembjen e shpirtit me lot e bardhësi për Fjoralben 28 vjeçe.
Të pranishmit në ceremoninë e varrimit hodhën nga një grusht dhe në varrin e Fjoralbës, duke kujtuar çastet e kaluara me të ose me familjen e saj, ndërkaq prindërit përpiqeshin që ngushëllimet e krushqve të varrimit të vajzës së tyre t’i merrnin si forcë qëndrese dhe zbutës të dhembjes që po prekte thellë në shpirtin e tyre.
Bashkë dhe afër u qëndronin edhe familjarët e afërt të familjeve Kallaba e Selishta, ndërkaq nga Kosova familjarët tjerë vazhdimisht u jepnin mbështetje morale që këtë dhembje ta tejkalojnë sa më lehtë’, ka thënë Xhevdet Kallaba.
Në emër të familjes, ai ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në varrim, por edhe të gjithë të tjerët që në forma të ndryshme ngushëlluan për këtë rast tragjik.
Familja Kallaba njofton se pret për ngushëllime të dielen, 12 dhjetor 2021, prej orës 10 deri në orën 16, në adresën: Restorante Pizzeria Lilienthal – Boulevard Lilienthal nr. 11, 8152 Glattpark Opfikon.
Për informata shtesë, tel: +41 76 411 04 06./Mediafokus.info

