Mes shiut dhe lotëve, Hajvalia do të ndahet sot nga i riu që u therr mbrëmë me thikë
Hajvalia, një vendbanim ky i madh në periferi të Prishtinës, është pushtuar nga dhimbja. Pas pak çastesh do t’i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit që vdiq mbrëmë pasi u therr me thikë.
Një përleshje mes disa personave, përfundoi tragjikisht për 21-vjeçarin, për ta kthyer në ditë lotësh këtë të shtunë të ftohtë e me shi.
Mësohet se viktima është Vigan Xhemshiti, i lindur në vitin 2000.
Familjarët e viktimës kanë njoftuar se Viganit sot do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 16:00.
“Familjar, miq e dashamirë ju njoftojmë së mbrëmë me datën 10.12.2021, ka ndërruar jetë më i dashuri jonë Vigan Xhemshiti, varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e Fshatit Kukavicë”, thuhet në njoftimin e njërit nga familjarët e viktimës.

