Mesazh për burrat shqiptarë: ‘Mos i lini gratë tuaja t`i marrin të tjerët’

Historianja Elena Kocaqi ka bërë një thirrje epike për burrat shqiptarë, duke marrë si shkas një shkrim të akademik Artan Fugës, me titull ‘Pse po martohen shqiptaret me burra serbë’? – shkruan Mediafokus.info

“Burrat shqiptarë duhet me mbajt disa përgjegjësi kombëtare përballë grave të tyre që i kanë, pa frikë, gratë dhe nënat më të mira në botë”, thotë historianja Kocaqi.

‘Mos i lini gratë tuaja t’i marrin të tjerët!

Bajron i konsideronte gratë shqiptare më të bukurat në botë dhe janë, plus punëtore dhe të dhëna pas familjes.

Këto gra martohen me burra të huaj sot, ngaqë burrat shqiptarë kanë emigruar dhe këto kanë mbetur vetëm dhe pa fëmijë.

Burrat shqiptarë duhet me mbajt disa përgjegjësi kombëtare përballë grave të tyre që i kanë, pa frikë  gratë dhe nënat më të mira në botë.

Zoti e ka krijuar gruan për t’u dashur dhe jo që ajo të mbetet vetëm, pa dashuri dhe fëmijë.

Duhet t’u jepni dashuri, ngrohtësi, siguri dhe fëmijë grave shqiptare’. /Mediafokus.info