Mesazhi i dy mjekëve shqiptarë në Zvicër: ‘I besoj shkencës, unë jam vaksinuar’

Mbrëmë, dy miq të mirë, të cilët ishin takuar për të darkuar, ndanë me ne një fotografi të përbashkët.

Ata mes tyre quhen vllezër! Pos gjuhës së nënës, që ata kanë të njejtë, që të dy i lidhë edhe dashuria për njerzit e atdheut të tyre, dashuria për shqiptarët.

Që të dy i lidhë edhe shkenca e shkëndetësisë pa si që ata janë edhe specialistë të njohur me profile të ndryshme.

Sigurisht mund ta marrim me mend se temë e bisedës së tyre gjatë darkimit ka mundur të jetë edhe gjendja me pandeminë Covid-19.

Këtu ndoshta ata po e vazhdojnë edhe fushatën e tyre që ne të vaksinohemi!

Dr. Florim Cuculi dhe Dr. Mentor Bilali po në këtë mbrëmje, vendosën që të dy të ilustrojnë fotografitë e tyre të profilit në rrjetin social të Facebook-ut me mbishkrimin: «I trust science, i am vaccinated» (i besoj shkencës, unë jam vaksinuar).

Vlenë të theksohet se të dytë janë tejet aktiv në sensibilizimin e popullatës shqiptare sa herë që është nevoja dhe shpeshherë ata ndajnë me ne njohuritë e tyre shkencore nga shëndetësia, me qëllim që të përkujdesemi sa më mirë për shëndetin tonë.

Ata janë shembull i sukseseve, shembuj të punës dhe sonte sërish janë nisur nga vetvetja që të jenë shembuj për ne.

Gjendja e tanishme nga pandemia dhe frika nga vaksinimi që është natyrale, zbehet kur ata publikisht na bëjnë serish thirrje për vaksinim përmes fotografive të tyre pa shtuar asnjë fjalë.

Darka e tyre mbrëmë, ishte më shumë se darkë, sepse shëndeti ynë ishte temë e mesazhit të tyre që përçojnë përmes fotografisë.

Ju faleminderit doktorë. T’lumtur që ju kemi!/MLH