Mesazhi i gruas së heroit: Mos na i digjni shpresat për hir të gjakut të derdhur!
Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit të Kosovës, Agim Ramadani, përmes një postimi në facebook ka uruar qytetarët e vendit në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Me theks të veçantë, këtë urim ua ka adresuar nënave që humbën më të dashurit e tyre, derisa ka bërë thirrje për të bërë më shumë për këtë vend.
Ky është postimi i plotë i Shukrije Ramadanit:
Urime 12 vjetori i pavarësia Kosova e dhembjes së nënave, që mbetên në pritje të ushtarit të lirisë që su kthye kurrë, nēnave që mbetën para varreve pa kufoma, trishtimit të grave të reja që i rritën fëmijët jetim me dhembjet e ndrydhura e lotët e fshehura nën qepalla, për ushtarin e pa këmbë e duar që u zhgënjye nga liria jote që nuk ia njohu vlerën e dhembjen dhe plagëve të tija, për veteranin që ia shanë dhe ia mohuan luftën, ia ndërruan shokët sipas interesit të momentit, për gurbetçarin që shkriu djersën dhe rininë për të mbajtur në këmbë të paepur, për të riun që çdo mëngjes i duket i mugët dhe i pa shpresë rrugëve tua, pēr vashën që e kërkon dashurinë në shkëmbim të një vize, për të gjithë të përvuajturit, të pa shpresët dhe ata qē dëshirojnë e presin të të shohin ndryshe.
Ne meritojmë më shumë, ne dimë dhe duam më shumë, ne duam të na gëzojë kjo liri!
Mos na i digjni shpresat e pakta që na kanë mbetur për hir të gjakut të derdhur për këtë vend!
Urime dashuria ime e përjetshme, liria e Kosovës time – Agimi im!/Mediafokus

