Mesazhi i neonatologes për prindërit me foshnje  

Neonatologia nga Gjilani, ish deputetja e Kuvendit të Republikës, Dr. Besa Baftiu, ka kërkuar kujdes të shtuar për prindërit me foshnje dhe t’i respektojnë masat në mënyrë strikte.

Këtë mesazh ajo e ka përcjell me fotografinë, ku shihet nën kujdesin ndaj të përsalindurve, në Repartin e Neonalologjisë në Gjilan, shkruan Mediafokus.info.

Ja postimi i plotë i Dr. Besa Baftiut:

Kujdestare në repartin e Neonatologjise Gjilan!

Sot është dita e 25 që në vendin tonë u indentifikua rasti i parë me infeksionin Covid19. Numri i rasteve ka arritur në 140 të infektuar, në mesin e tyre edhe një foshnje 6 muajshe.

Stafi shëndetsor po vazhdon të kujdeset ditë dhe natë për shëndetin e foshnjeve të porsalindura andaj përmes këtij mesazhi ju bëj lutje të gjithë prindërve me foshnje që të jenë të kujdesshëm dhe në mënyrë strikte ti respektojnë masat e rekomanduara nga IKPSH dhe MSH për mbrojtje nga infeksioni Covid19.

Të dashur prindër shëndeti i foshnjeve është në duart tuaja!

#rriNshpi