Tërnava shprehu shqetësimin e tij për humbjen e jetëve të katër qytetarëve brenda pak ditësh, duke theksuar se dhuna dhe vrasjet janë të papranueshme në çdo formë.

“Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë, një shqetësim dhe brengë e madhe për të gjithë ne. Në Islam, vrasja është një akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha. Kush vret një njeri pa të drejtë, është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Ne apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava.

Në ditët e fundit, Kosova është tronditur nga disa vrasje që kanë ngritur alarmin për pasigurinë e qytetarëve.

Mesazhi i myftiut vjen si thirrje për reflektim dhe për ndaljen e akteve të dhunës që po rëndojnë shoqërinë.