Mesele: Agës as nuk p’i hungjet, as nuk p’i qohet
Sabit Rrustemi
(Sipas kall’zimit të Sinan Sadikut)
Kanë thanë, borxhi nuk pritë ditë t’ mirë. Borxhlia, ta ze derën bash kur s’e prit, hiç.
K’shtu i bani vaki edhe ni Ahmetit t’Sfircës. Në pikë të dimnit. Se, vadet k’tyneherit i lashin, a me Midis të Dimnit, a me Ditë t’ Shingjergjit… bile bile edhe me Midis të Verës e me Ditë të Shmitrit. N’ katër shejat e motmotit, se k’to ma lehtë u majshin n’ men’.
Po, borxhlia i Ahmetit t’ Sfircës nuk thirrri në asnjanen pej k’tyne ditave. Vej kur ju perhi para dyrve. Thirri , edhe, qysh mos me shti mrena ?! Ai e shtini, po vetë met si n’ therra. Xhepat tiritangall, pa asnji bankë…
Ku m’i gjetë se ? Do miq qi kish ymyt, bajagi si larg. Hajt, tha, të dal n’ kojshi, helbete mos po m’ bajnë çare.
Tokrru, tokrru e te shpijat e para. Kersiti n’ dyrë.
Dul nji grue edhe kur e pa, hiq s’i erdh mirë se, e mur me men qi burrat nuk tek janë n’ shpi.
– Hajde Ahmet aga, hajde…mirë se t’ ka pru zoti!
Ahmet agës, i keshi pak buza, po nuk foli, vej menoj vet me veti. “Qysh janë edhe k’to gratë, t’bajnë agë pa nji bankë n’ xhep”.
Hini mrena n’ shpi, qaty ku rrijshin ditën, truç, burra e gra e fmi…se, nuk ish jabanxhi. Edhe po sillet nëpër sobë, anej e k’nej.
Gratë p’e kshyrin. P’e shohin qi nji zavall e ka, ama po menojnë qi s’ po do m’u hungjë masi nuk p’i sheh burrat n’ shpi. Edhe per me shliru, p’e lusin:
– Ahmet aga, hungju pak, hungju.
Po Ahmeti mentë te borxhlia qi e kish kompir, midis shpie. Qysh me u hungjë. Burrat nuk tek janë k’tu e gratë s’ mun i bajnë çare.
Njana pej tyne apet poj thotë;
– Ahmet aga hungju, mos rri n’ kamë se qe s’ vanohen burrat, vijnë….
Po, Ahmeti, tuj u sjell qashtu neper sobë, hiq pa menu se qysh po vret, se e kish kapë zavalli i pareve, jav kthen:
– Vallahi agës, as s’p’i hungjet, as p’i qohet.
Gratë u kshyren ner veti. Kthynë kryet me ni anë e t’ ja plasën gazit.
Ahmeti, mezi e gjet derën e dul jashtë.
Met pa ju kallzu edhe per shka kishte shku, se …

