Mesele: Lene, mos bani hajgare se Ramiz ma s`ka….
Hasan Bunjaku
Pasi pushoi një troh herë, u shpërla me ujët e pusit të mullirit, Baci Ramiz, siç ishte raskapitur nga rruga e gjatë dhe ishte çmallë sadopak me dheun dhe erën e vendlindjes, erdhi ca ne vete. Kusha “mullisi” ia qiti kutinë e duhanit dhe e dhezën nga një. Po e vështronte të ardhurin, si ndonjërin që kishte dalë nga dheu, apo kishte pikur nga qielli. Po e vidhte me sy dhe, seç bluante në kokë: “A thue munet me kanë ai…?! Jaaa, bre, moti i ka hup fija… Pa ta ves, se nashta nuk bahet nami…”
– Allahile, qe sa kohë po menohna a me t’vet, kush je dhe prej kah po vjen kshtu?
– A, bash hiç sun po i bjen n’fije se kush muj me kanë, a? A je ti i Filan Fistekit?
– Po, bash i tina jam, i treti…
– Po a jeni bre krejt mirë, se çkamos m’ka ra me nije…???
– Allahile, pej hyqmetit nuk kemi pasë e nuk kemi qaq zavall, e pej Zotit, Atij i kofshim Falë, çka ardhtë, mirë se ardhtë…! – ia ktheu Kusha e me veti “Pasha Zotin munet me kanë bash Ai?”
– Allahile, a mos je ti Baci Ramiz, i axhës Demirit të Rrahmon Demës, qi ke pasë hup diku qatje në Turkije!? – e pyti si me ndrojtje Kusha.
– He more qen bir qeni, po kah t’ra N’MEN SE? Valla, n’dash me e ditë, bash qaj jam, kamëkryq….
– Kusha t’ju gjuajtë e ta kapi n’grykë, e kështu mbetën një kohë e të dy burrave u dilnin lotët… Përnjëherë, si ta kishin pickue bletët, Kusha u nda nga përqafimi, dhe me një turrë të paparë, ia dha shpatijeve të Kodrës së Ramës.
– Ku kështu, Kusha me kaaq axhele…?
– Shkova t’i marrë Myzhde Axhës Demir, edhe krejt Mahallës… I mbushur frymë, i djersitur e i llagosur, Kusha ia behi në odën e Babgjyshit…
– Hajërli koftë, bre djalë, po çka e ke marrë me gjithë kit axhele kit udhë?!
– Axha Deeemir, Axha De….mir!!!! Ramizi u kthye, e shnosh e mirë ish…!!! – Mezi e kreu Kusha….
– Leee, leeee, allahile, mos ban hajgare me mue: Ramiz ma s’ka… E kam hup krejt ymyzin e tina….
– Pasha toke e qiell, axha Demir, qe ku e kie si kokrrën e mollës te Mullini i Rrahmanit… – A nashta po do me i ik Bakshishit t’myzhdës, nashta…
– Ajt, edepsëz e dinsëz, kujton ti qi unë koritna për pesë lira t’pshurrta, a?! Veç djalin ta kam shnosh…. Po, pa e pa me sytë e mi, nuk i konisi as vetvetes….

