Mesiq jep mesazh nga Mitrovica: Jugu dhe Veriu janë një

Nën përcjelljen e policisë, ish presidenti kroat Stipe Mesiq ka vizituar Mitrovicën veriore, ku ka thënë se Veriu dhe Jugu janë një.

Raportohet se vizita e tij është bërë nën masa të rrepta të sigurisë, por Mesiq ka thënë se do të ndihej njësoj edhe sikur të ishte vetëm.

Stipe Mesiq, ish-president i Jugosllavisë në kohën e shpërbërjes së saj dhe më vonë i Kroacisë ndodhet në Kosovë për një vizitë.

Mesiq njihet si mik i mirë i shqiptarëve.

Ai mbahet mend për deklaratën e tij pas përfundimit të mandatit në krye të shtetit jugosllav: ‘Unë e kreva detyrën time, Jugosllavi nuk ka më’.