Messi i pandalshëm, kalon Ronaldon dhe bëhet golashënuesi më i mirë në Evropë

Ylli argjentinas, Leo Messi, nuk ndalet së thyeri rekorde.

Me golin e shënuar mbrëmë ndaj Nice, Messi u bë golashënuesi më i mirë në Evropë, duke kaluar kështu në renditje Cristiano Ronaldon.

Me 702 gola nën fanellën e Barcelonës dhe PSG argjentinasi lë prapa rivalin e tij më të madh, i cili numëron 701 gola në 949 ndeshje.

Këtë rekord argjentinasi e ka regjistruar me 105 ndeshje më pak të zhvilluara se ylli portugez, percjell lajmi.

Këtë sezon 35 vjeçari ka shifra të frikshme, pasi numëron 36 gola dhe 23 asistime deri më tani në të gjitha garat.