Mësuesi dhe aktivisti i VV-së në Viti fton nxënësit e tij të shkojnë në shkollë
Shpend Hasani, një mësues i gjuhës angleze në shkollën “Naim Pajaziti” në Viti, njëherish edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka ftuar nxënësit e tij që të shkojnë në shkollë.
Hasani fton nxënësit që nesër (e hënë) të paraqiten në shkollë për t’i marrur librat dhe orarin për mbajtjen e lënëdës së gjuhës angleze.
Ai shkruan se prej fillimit ka qenë kundër grevës, mirëpo siç thotë ai, arsye pse nuk ka filluar punën me 1 shtator ka të bëjë me konsideratë ndaj kolegëve të tij të cilët janë pjesë e grevës.
Hasani poashtu ka ftuar edhe kolegët e tij që ta ndajnë të njejtin mendim me të.
Statusi i plotë:
NJOFTIM!
Njoftoj të gjithë nxënësit dhe prindërit që duke filluar nga dita e nesërme: E hënë, 19 shtator 2022, unë do të filloj punën me nxënës në shkollën ShMU “Nazmi Pajaziti” në paralelen në Budrikë.
Ftoj nxënësit të vinë në shkollë duke filluar nga ora 10:00 që ti marrin librat dhe orarin, dhe të diskutojmë për mbajtjen e orëve të gjuhës angleze në ditët në vazhdim.
Meqenëse qysh prej fillimit të grevës së organizuar nga SBASHK unë nuk kam qenë pjesë e saj, arsyeja e vetme që nuk kam filluar punën menjëherë me 1 shtator ka qenë respekti dhe konsiderata për kolegët e mi të cilët janë pjesë e grevës, si dhe shpresa që e gjithë kjo nuk do të zgjasë kaq shumë.
Sidoqoftë, pasiqë greva po vazhdon dhe fëmijët po vazhdojnë të humbin, dhe pas një komunikimi të mirëfilltë me kolegët/koleget e shkollës sime, me ç’rast i njoftova me qëllimet dhe vendimet e mia, pas mirëkuptimit që e hasa në mesin e tyre, vendosa që nga nesër të filloj punën me nxënës në shkollë.
Konsideroj që greva e organizuar nga kryesia e SBASHK-ut pikërisht në kohën kur po bëhet ligji i pagave i cili siguron një koeficient dhe pagë shumë dinjitoze për punëtorët e arsimit, është tendencioze, e pa sinqertë dhe thellësisht politike, dhe unë si një mësimdhënës nuk dua të jem pjesë e saj.
I ftoj te gjithë kolegët/koleget e mia te cilët/cilat jane pjesë e grevës e që ndajnë mendimin e njejt me mua të më bashkohen dhe të fillojmë mësimin qysh nesër.

