Mësuesi i parë në Velekincë, Bajram I. Bajrami ishte përhapësi i dritës
Sot është dita e Mësuesit. Të përkujtosh ditën e mësuesit, 7 Marsin, është një nga fjalët më të mëdha të respektit për gjuhën shqipe.
Dita e mësuesit, është diçka që duhet të mbahet, përkujtohet me krenari, ndershmëri dhe respektin ndaj Mësuesit.
Në këtë ditë ne përkujtojmë mësuesin e parë të fshatit Velekincë, Bajram Ibrahim Bajramin, i cili me shumë sakrificë, në vitin 1948 hapi për herë të parë shkollën shqipe në këtë fshat.
Mësuesi i parë ishte përhapësi i dritës.
Hapja e shkollës në gjuhën amtare ishte një hap që fillonte drejt dritës së lirisë së vërtetë.
Ai ishte i vetëdijshëm se vetëm me edukimin dhe arsimimin e popullit, mund ta zhvillojë e përparojë kombin. /Skënder I. Bajrami

