Mësuesja e bën për spital 10-vjeçaren
Bujamin Samakova, babai i vajzës 10-vjeçare, në rrjetin social facebook ka postuar një fotografi të vajzës me krahun e lidhur nga dhuna fizike nga mësuesja e edukatës fizike në shkollën “Hasan Prishtina” në Shkup-Çair.
Ajo, sipas babait të vajzës, i rrah fëmijët me shkop prej druri, shkruan Klan M.
Ja statusi i plotë:
“Kjo është pasoja e dhunës fizike ndaj vajzës time 10 vjeçare nga mësuesja e Edukatës Fizike E. J., pranë sh.f. “Hasan Prishtina” Shkup-Çair.
Për shkak se disa nxënës te klasës kanë derdhur ujë në gardërobë, çohet mësuesja pa pikë përgjegjësie i mbyll fëmijët në Garderobë dhe i rrah me shkop të trash prej druri.
Kjo ndoshta është hera e dhjetë me radhë që fëmijët ankohen për këtë mësuese se ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre, mirëpo kemi durue dhe nuk jemi ankue.
Sonte ishte kulmi i dhunës fizike dhe psikike qe ka ushtrue ndaj fëmijëve të tjerë dhe vajzës time plotësisht e pafajshme.
Vajza erdhi në shtëpi e shokuar dhe duke qarë. Pasi vajza kishte lëndim dhe dhimbje në dorë u detyrova ta dërgoj në Spital dhe ta paraqes rastin ne Polici.
Tash ju mbetet organeve kompetente të merren me këtë rast!” – ka shkruar babai i vajzës, Bujamin Samakova. /tvklan.mk

